Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes pas një konflikti me sende të forta të ndodhur pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit, duke shkaktuar shqetësim mes personave që ndodheshin në afërsi.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person në komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të konfliktit.
Identitetet e personave të përfshirë nuk janë bërë ende publike. Pritet që në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje mbi ngjarjen.
Lini një Përgjigje