TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Dhjetor 2024, 12:11

200 milionë lekë dëm shtetit, GJKKO rrëzon kërkesën e Byberit për ndryshim të masës së sigurisë 

Shkruar nga Pamfleti

200 milionë lekë dëm shtetit, GJKKO rrëzon

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës Rexh Byberi për masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në shtëpi.

Byberi dhe vartësi i tij, nënkryetari Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim lidhur me hapjen e 2 akseve rrugore.

Byberi dhe nënkryetari Kërrnaja akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit për akset rrugore, “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe “Qafë Murrizi- Qafë Agri”.

Zyrtarët nuk kanë ndërvepruar as me institucionet e tjera kompetente si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ndikimin në mjedis dhe me Ministrinë e Linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve.


Sipas SPAK, nga ekspertimi tekniko-topografik rezulton se hapja e rrugëve në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore ka sjell një dëm ekonomik prej 277 milionë lekësh ose rreth 2.5 milionë euro.

rexhe byberi

Lini një Përgjigje