Çfarë problemi ka që, pasi të mbaroni mandatin 9-vjeçar, të vijnë në vendin tuaj 20 prokurorë të tjerë, që të kenë mundësi të hapin edhe ato dosje që keni mbajtur ju kyçur në sirtarë...
Në fakt, kjo është e vërteta që prej vitit 2016, kur 140 mender deputetë votuan rresht si të tredhur këtë palo reformë në drejtësi, nga presioni i Sorrosit, të ushtruar nga Don Lu, Kirkistani dhe Ramana Vllahutin, Vllahuta.
Pra, SPAK u krijua nga politika dhe mund të shkrihet nga politika, thotë Altin Dumani.
Rama thotë që reformën e ka bërë PS me Fatmir Xhafën, por në fakt është votuar nga PS-PD-LSI-PR-PDIU.
Pra, edhe e dini që ju paska bërë politika, edhe kërkoni prapë mandat tjetër 9-vjeçar si lypsar te POLITIKA, a thua se po qan shpata për një burrë.
Po pse, çfarë problemi ka që, pasi të mbaroni mandatin 9-vjeçar, të vijnë në vendin tuaj 20 prokurorë të tjerë, që të kenë mundësi të hapin edhe ato dosje që keni mbajtur ju kyçur në sirtarë?
Anëtarët e Gjykatës së Lartë e kanë 9 vjet mandatin.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese e kanë 9 vjet mandatin.
Prokurori i Përgjithshëm e ka 7 vjet mandatin.
Po për ju, bizbiq prokurorë, pse u dashka 18 vjet mandati?
Hajt, rrini aty edhe 2 vjet, deri në 2028, dhe qerohuni, se një vrimë në ujë keni bërë në këto 7 vjet, në krahasim me pritshmërinë e qytetarëve dhe pagat rreth 10 mijë euro në muaj që keni marrë, e të gjithë familjarët e punësuar në vendet më të mira në gjykata, prokurori e administratë.
Lini një Përgjigje