TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2025, 10:52

27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin tezat 20 minuta pas nisjes së provimit 

Shkruar nga Pamfleti

27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin

Rreth 27 mijë maturantët në gjithë vendin do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Dhe si gjithmonë, përsëritet e njejta skeme. Teza e provimit është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit, ndërkohë provimi vijon deri në në orën 12:30.

Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike.

Provimet e Maturës po zhvillohen në shkolla, të cilat plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Sportit këtë vit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi ndryshe.

Gjatë provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër teknologjike. Testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë të vetme dhe maturantët janë të detyruar të firmosin në momentin e marrjes dhe dorëzimit të testit.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të lëndës së Matematikës më 17 qershor dhe provimit të Lëndës me Zgjedhje më 24 qershor. Provimi i parë të cilit iu nënshtruan maturantët në këtë cikël testimesh ishte ai i Gjuhës së Huaj.

27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin27 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Letërsi, dalin

 

Lini një Përgjigje