TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2025, 22:18

“306 familje të ngujuara dhe 6 grupe kriminale”, Karamuço zbulon qytetin me arsenalin më të madh të armëve në vend

Shkruar nga Pamfleti

“306 familje të ngujuara dhe 6 grupe kriminale”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë ku tha se Lezha mund  të jetë një nga qytetet me arsenalin më të madh të armëve në vend.

Karamuço vijoi arsyetimin e tij duke thënë se në Lezhë janë rreth 306 familje të ngujuara dhe 6 grupe të rrezikshme kriminale.

“Ne Lezhë janë 306 familje të ngujuara që presin kur do të goditen. 6 grupe të rrezikshme kriminale, nuk mund të them organizata, por janë dhe mund të shpërthejnë nga çasti në çast. Të gjitha janë të armatosura, nuk është se janë dy individë por kanë shpura njerëzish, janë familje, janë fise mbrapa, dhe kjo gjë ka alarmuar Policinë e Shtetit.

Pa arsenal armesh nuk ke çfarë të bësh, këto janë afër Shkodrës, që është magazinimi i rrugëve të para, dhe e kanë më të lehtë ta blejnë aty”, tha Karamuço në emisionin “Now” në Euronews Albania.

 

Lini një Përgjigje