
Gazetari Flogert Muça, i ftuar në emsionin “Të Pashoq”, duke folur për hapat që duhet të ndjekë Partia Demokratike për t’u bërë një opsion fitues, deklaroi se ka vetëm një rrugë, bashkimi i të gjithë opozitës.
Për analistin Muça, PD-ja duhet të bashkohet me Shehin, Alibeajn, Shehajn, Lapajn por se ka një person që e pengon këtë, dhe ai është Sali Berisha. Muça shprehet se duhet të largohet Berisha në mënyrë që të ndodh ky bashkim dhe të rilind një opozitë e besueshme dhe altrernative për qytetarët.
"Unë jam dakord me Ervinin, në qoftë se ka një justifikim që ka përdorur Edi Rama kur ka humbur në 2009-ën, 2011-ën, ka përdorur Basha në 2015, 2017, 2019, 2021, ku di unë sa herë ka pas zgjedhje, edhe doktori tani. Është analiza; analiza është pretekst për të ndërtuar një narrativë që na vodhën dhe asnjëherë nuk merren vendime. Pra, me vendime unë nënkuptoj përgjegjësi. Njerëzit duhet të marrin, duhet të mbajnë përgjegjësi. Tani, finalisht, është vendimi; vendimi i parë që duhet bërë është një vendim i cili, për pasojë, duhet të sjellë bashkimin e gjithë spektrit të tyre. Pra, Dash Shehi, Alibeaj, Agron Shehaj, çfarë janë këta, Adriatik Lapra, të gjithë me radhë, me përjashtim të Qorit, që nuk lëviz ai nga istikami, dhe shumë mirë bën.
Kush i pengon këta të përbashkohen, është vetëm një emër: Sali Berisha. Tani përgjegjësia fillon këtu: që doktori të bëjë një hap mbrapa. Jo, ka të drejtë Ervini; jo të largohet doktori, sepse do ishte çmenduri t’i thoshe 300 mijë, 200 mijë votave ‘ikni’. Nuk fitohet pa Sali Berishën, por nuk bashkohesh me Sali Berishën. Dhe kjo tani është ngërçi që ka, dhe në dorë e ka vetëm ai, vetëm ai, vetë Berisha. Sigurisht, duke mos qenë rehat nga këta. Pra, Salianji dhe të tjerët…”, deklaroi Muça.
Kur u bë gazetar Flogert Muça. Ai është një person i paguar nga qeveria dhe hajdutët që vjedhin paret tona për t'i mbrojtur nëpër studiot televizive që gjthashtu janë të kapura nga qeveria e cila i financon atë.Ky pseudo gazetar mbron hajdutët dhe lufton opozitën e cila nuk ka asgjë në dorë.