4 anije të NATOS në portin e Durrësit. Ato kanë kryer misione në Mesdhe dhe në ujërat territoriale shqiptare. Një flotilje e përbërë nga 4 anije luftarake, sot në mëngjes kanë hyrë dhe po ankorohen në portin detar të Durrësit. Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.
Në përbërje,2 prej anijeve janë me ekuipazh turk,1 me ekuipazh italian dhe tjetra me ekuipazh holandez. Anijet për 2 muaj kanë kryer misione në ujërat e detit Mesdhe si dhe në ujërat territoriale të vendit.
Atyre ju kërkua nga autoritet shqiptare që të ndërmarrin një operacion kërkim-çminimi në zonën e Porto Romanos. Bë përbërje të kësaj flotilje ka anije minakërkuese të pajisura me teknologji moderne ushtarake. Meqë në Porto Romano po punohet me intensitet të lartë për ndërtime portesh dhe thellime kalatsh e kanalesh hyrëse ,u kërkua kontrolli i këtyre ujërave për ekzistencën e minave ujore kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.
Sikurse dihet, gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat gjermane e minuan bregdetin e Durrësit për të penguar zbarkimin e aleteve në një operacion të mundshëm. Gjatë punimeve në porte dhe në ujërat territoriale, deri vitet e fundit, punonjësit kanë hasur në bomba të cilat kanë rrezikuar jetën e tyre.
Komanda e flotiljes që zbarkoi sot në Durrës do të dorëzojë pranë autoritete shqiptare një raport për kërkimin si dhe hartat përkatëse sëbashku me rezultatet. Anijet do të qëndrojnë disa ditë në portin e Durrësit në mënyrë që ekuipazhet e tyre të pushojnë në tokë pas 2 muaj shërbimesh në det.
Lini një Përgjigje