
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj i është hakërryer gazetarit Adriatik Doçi, pasi ky i fundit i nxori faktet që e implikojnë në aferën e inceneratorëve.
Gazetari ka bërë një padi në SPAK ndaj Ahmetjat, ku ka dërguar faktet që tregojnë se ish- zv/kryeministri ka bërë udhëtime luksoze jashtë me pagesat e Klodian Zotos. Ahemtaj doli sot në një emision duke mohuar pretendimet, teksa sulmoi gazetarin duke e cilësuar mercenar.
Nisur nga kjo akuzë, nuk ka munguar përgjigja e gazetarit Doçi i cili ka zbuluar për herë të parë se Ahmetaj i ka dërguar 2 persona për ta blerë me qëllim që të mos e dërgojë çështjen në SPAK.
"Mbaj përgjegjësi penale nëse pagesat e Klodian Zotos janë të pavërteta. Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të më blerë, që të mos bëj kallëzimin dhe që të hesht. Kur miqtë e tij më kanë bërë kërkesën, Ahmetaj qëndronte në paradhome duke dëgjuar. Kam refuzuar çdo oferte korruptive", ka thënë Doçi.
Lini një Përgjigje