porti i Durresit

Emrat/ Tentuan të kalonin ilegalisht me trajler nga porti i Durrësit, 2 persona në pranga - Aktualitet
Aktualitet 7 Maj 2018, 08:07

Emrat/ Tentuan të kalonin ilegalisht me trajler nga porti i Durrësit, 2 persona në pranga

Shkruar nga Pamfleti

U fshehën në trajler për të kaluar në Itali, skaneri zbulon 4 klandestinët në Durrës

Katër persona, të cilët janë të parregullt në vendet e BE-së, kanë zgjedhur të kalojnë kufirin shqiptar përmes portit të Durrësit duke u fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive në një kamion.

“Janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i’u shmangur kontrollit kufitar”, thotë policia e Durrësit.

Policia arrestoi shoferin e kamionit, Mariglen Mema 24 vjeç nga Shijaku dhe Altin Hajdini 29 vjeç, nga Durrësi. Ndërkohë në trajler janë gjetur H.L. 32 vjeç, V.M. 34 vjeç, dhe F.V. 28 vjeç.
“Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, vijon policia.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet 2 persona në pranga Tentuan të kalonin ilegalisht me trajler nga porti i Durrësit