TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 19:50

400 pasagjerë të lënë në mes të rrugës, zero përgjegjësi: kush e mbron “Wizz Air”?

Shkruar nga Pamfleti
400 pasagjerë të lënë në mes të rrugës, zero
Kompania ajrore WizzAir /

Dy degë në Shqipëri, të njëjtët pronarë, asnjë kontroll financiar dhe një qeveri që nuk guxon të ndërhyjë...

Dy ditë më parë, kompania maltezo-hungareze “Wizz Air” përsëriti skandalin e radhës, duke mashtruar dhe vonuar rreth 400 udhëtarë të fluturimeve me destinacion nga Bolonja dhe Bergamo për në Tiranë, të cilët u braktisën pa zgjidhje, pa trajtim dhe pa informacion në aeroportin e Brindisit, në orën 3 të mëngjesit të datës 7 janar 2025.

Ky rast është përsëritur shumë herë edhe në destinacione të tjera, duke i trajtuar pasagjerët si lecka, ndërsa shteti shqiptar, që e ka licencuar kompaninë “Wizz Air”, vazhdon të heshtë dhe nuk vendos asnjë sanksion për mashtrimin, vjedhjen, keqtrajtimin, shpërfilljen dhe poshtërimin e pasagjerëve.

Sipas investigimit që ka bërë “Pamfleti”, konstatohet lidhje dhe shkëmbim interesash të pista financiare mes qeveritarëve të Shqipërisë dhe pronarëve maltezë e hungarezë të “Wizz Air”.

400 pasagjerë të lënë në mes të rrugës, zero

Sipas të dhënave zyrtare, kompania “Wizz Air” ka një logo, por është licencuar në Shqipëri me dy degë:

- “Wizz Air Malta Albanian Branch”

- “Wizz Air Hungary Ltd Albanian Branch”.

Njëra është deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si degë e huaj e kompanisë “Wizz Air Malta Limited”, me qendër në Valeta të Maltës.

Ndërsa tjetra është deklaruar si degë e kompanisë së huaj “Wizz Air Hungary Légiközlekedési Zártkörűen Működő Részvénytársaság”, me qendër në Budapest të Hungarisë.

Por të dyja këto degë “Wizz Air”, të krijuara dhe licencuara në Shqipëri, si dhe dy kompanitë “mëma” malteze dhe hungareze, janë në fakt e njëjta kompani: me të njëjtët administratorë dhe përfaqësues ligjorë, me të njëjtat destinacione dhe flotë avionësh, me të njëjtën adresë në Shqipëri – rruga “Sami Frashëri”, “Pallati i Kuq”, pranë Liqenit Artificial të Tiranës – si dhe me të njëjtën zyrë klientësh, auditues dhe numër telefoni.

Kompania “Wizz Air Hungary Ltd Albanian Branch” është krijuar dhe licencuar në Shqipëri më 19 qershor 2020, me kapital themelues 187 mijë e 695 euro, ndërsa “Wizz Air Malta Albanian Branch” është krijuar dhe licencuar më 6 qershor 2023, pa deklaruar kapital themelues.

Megjithatë, të dyja këto kompani, që janë degë të së njëjtës kompani të huaj maltezo-hungareze, prej 3 dhe 5 vitesh aktivitet në Shqipëri, nuk kanë deklaruar bilance në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe në administratën tatimore, duke fshehur të ardhurat, shpenzimet dhe fitimet e mëdha, pavarësisht se janë operator dominues në transportin ajror në aeroportin e Rinasit.

Sipas informacionit konfidencial nga Ministria e Financave, drejtuesit e Tatimeve, të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Albcontrol dhe Autoritetit të Aviacionit Civil kanë marrë urdhër nga kupola e qeverisë që të mos kërkojnë bilance, të mos kërkojnë pagesë taksash dhe tarifash dhe të mos kontrollojnë aktivitetin financiar të kompanisë “Wizz Air”.

Ky përbën një skandal me përmbajtje të qartë krimi financiar të organizuar, për të cilin SPAK duhet të hetojë se cilët qeveritarë kanë dhënë urdhër që kompanisë “Wizz Air” t’i lejohet aktivitet biznesi pa detyrime ndaj shtetit dhe pa asnjë kontroll financiar.

Ose, më qartë: cili apo cilët qeveritarë “hanë” nga kompania “Wizz Air”, në këmbim të mosdeklarimit të bilanceve dhe të paprekshmërisë së saj, edhe kur abuzon rëndë me pasagjerët./Pamfleti

 

wizzair

4 Komente

  1. M
    Marku England

    Eshte transport nderkombetar dhe sipas rregullave nderkombetare te taksimit kompanite e transportit nderkombetar taksohen vetem ne vendin ku eshte rezidente kompania meme e Wizzair. Ne shqiperi jane regjistruar vetem deget e shoqerise meme. Lufthansa taksohet vetem ne Gjermani ku e ka seline kompania megjithese operon me dege ne gjithe boten, po keshtu Air France ne France, British Airways ne Angli etj etj.

    1. G
      Gazi

      Te drejt ke po hajt mbushi mendjen ktyre palo gazetareve qe slan persona dhe kompani pa permend.Jan bere te gjith eksperta dhe gjithologa.

    2. A
      Ari boss

      Cdo dege ne cdo shtet eshe subjekt i pageses se taksave te shteit perkates. Aq me teper ne rastin konkret ku kemi te bejme me baze operuese ne shtetin tone. Pra ka nje flote te dislokur si baze ne Tirane, cka patjeter e ben subjekt te pagimit te taksave perkatese. Autoritetet mbikqyrese jane pergjegjese per mos vjeljen e taksave te ketij subjekti.

      1. B
        B.Hyka

        Te ulesh ne nje aeroport tjeter per arsye te kohes se keqe eshte e pranueshme por ti lesh pasagjeret pa as nje arsye apo shpjegim tjeter nga ana e kompanise apo te ekijpazhit se si do te operohet per me vone per shume ore eshte e pa pranueshme dhe me plot kuptimin e fjales SKANDAL.... une jam bashke udhetar i ketij udhetimi te mundimshem....

        Lini një Përgjigje