TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2026, 21:55

Mungon goli, Spanja dominon Argjentinën në pjesën e parë

Shkruar nga Pamfleti
Mungon goli, Spanja dominon Argjentinën në pjesën e parë
Spanjë-Argjentinë

“La Roja” më kërkuese. Mungon goli në pjesën e parë të finales së Botërorit

Pjesa e parë e finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është mbyllur me rezultatin 0-0, pas një 45-minutëshi ku emocionet nuk munguan në start, por rastet e pastra për gol ishin të pakta.

Spanja krijoi mundësinë e parë të rrezikshme që në minutën e 5-të. Lamin Jamal u shërbye bukur nga Dani Olmo, por goditja e tij u devijua nga Lisandro Martinez dhe më pas u kontrollua pa probleme nga portieri Emiliano Martinez.

Vetëm një minutë më vonë reagoi Argjentina. Lionel Mesi u nis me shpejtësi në kundërsulm, duke kaluar mbrojtësit spanjollë, por portieri Unai Simon doli në kohën e duhur nga zona e tij dhe largoi rrezikun.

Pas këtyre dy episodeve, ritmi i ndeshjes ra ndjeshëm, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe nuk krijuan raste të pastra për shënim.

Spanja regjistroi goditjen e saj të parë në kuadrat vetëm në minutën e 38-të, kur Mikel Ojarzabal provoi nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore dhe u ndal lehtësisht nga Emiliano Martinez.

Dy minuta më vonë, arbitri slloven Slavko Vinçiç nxori kartonin e parë të verdhë të finales, duke ndëshkuar Lisandro Martinez për një ndërhyrje të parregullt ndaj Ojarzabal.

Në minutën e 43-të, Argjentina u detyrua të kryente zëvendësimin e parë. Lisandro Martinez nuk mundi të vazhdonte për shkak të një dëmtimi dhe vendin e tij e zuri Nikolas Otamendi.

Kështu, 45 minutat e para u mbyllën pa gola, me gjithçka që mbetet e hapur për pjesën e dytë të finales së Botërorit.

 

 

 

spanja argjentina kupa e botës

Lini një Përgjigje