PS ka fituar me epërsi të thellë në qarkun e Elbasanit, me një diferencë me mbi 42 mijë vota.
Në rang qarku në Elbasan, Partia Socialiste ka siguruar 79 799 vota, teksa koalicioni i Partisë Demokratike ka 38 905.
Ndërkohë sa i përket rezultateve të bashkive të këtij qarku janë si mëposhtë:
Belsh
PS – 4662
PD-AMSH – 2722
Cërrik
PS – 7021
PD-AMSH – 3463
Librazhd
PS – 9253
PD-AMSH – 3374
Prrenjas
PS -6701
PD-AMSH – 2495
Gramsh
PS – 7737
PD-AMSH – 2357
Me këtë rezultat PS mund të sigurojë 10 mandate, dy më shumë sesa viti 2021.
Koalicioni PD – ASHM ka pësuar një rënie të ndjeshme, pasi humbin dy mandate nga 4 në zgjedhjet e kaluara.
Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka marrë 3.6%, Partia Mundësia ka marrë 2.1%, ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka përmirësuar rezultatin me një rritje të lehtë nga 0.4% në 1.3%, por sërish pa mandat.
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka vetëm 0.9%, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Enkelejd Alibeajt 0.3%, koalicioni i Bashës, 1.7%, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.1%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.2% , Lëvizja Atdheu 0.1%.
Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste udhëheq në rang kombëtar me mbi 600 mijë vota, që përkthehet me 82 mandate në Kuvend, teksa Partia Demokratike numëron 52 të tilla.
Mandatet e tjera ndahen mes katër partive të tjera, ku forcë e tretë deri tani është Partia Socialdemokrate me 3 mandate.
Partia Mundësia ka siguruar një mandat. Po ashtu edhe Lëvizja Bashkë si dhe Nisma Shqipëria Bëhet deri tani e kanë nga një mandat të siguruar.
Zgjedhjet e 11 Majit ishin të e 11-tat në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë dhe të 4 radhazi për Ramën që i fiton me një rezultat të thellë./ Pamfleti
Lini një Përgjigje