TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Korrik 2026, 11:08

Pse gënjen Edi Rama për Porto-Palermon: 'pika e voçkël' e Mirela Kumbaros, leje ndërtimi për Arben Muçobegën

Shkruar nga Pamfleti
Pse gënjen Edi Rama për Porto-Palermon: 'pika e
Arben Muçobega dhe Mirela Kumbaro /

Mirela Kumbaro hoqi nga harta 'një pikë të voçkël' (11.400 m²) në Gjirin e Llamanit, përpara se të shpallej Park Natyror; pikërisht aty, kompania 'Bega 07' e ‘prestanomes’ së saj, Arben Muçobega, mori lejen për resortin 'Amantes' me 5 yje. Toka prej 101,288 m² është shtetërore dhe e paregjistruar në Kadastër, por Kumbaro dhe Rama e dhanë për ndërtim, duke shkelur vetë ligjin që ata kishin miratuar.

Për të pastruar gjurmët e aferave të grabitjes së tokave në bregdet, Edi Rama tha se Gjiri i Porto-Palermos është shpallur zonë e mbrojtur "Park Natyror" dhe nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi.

Është e vërtetë që Gjiri i Porto-Palermos është shpallur zonë e mbrojtur, por Edi Rama gënjeu kur tha se brenda kësaj zone nuk janë dhënë leje ndërtimi, sepse janë dhënë leje për resorte.

Dokumentat që po publikon "Pamfleti" vërtetojnë se, me Vendim nr. 13, datë 25 shtator 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Edi Rama, me propozim të ministres Mirela Kumbaro, dha lejen për ndërtim resorti multifunksional në Gjirin e Llamanit, brenda zonës së mbrojtur të Porto-Palermos, nga kompania "Bega-07" dhe "Capital B Sh.p.k".

Pse gënjen Edi Rama për Porto-Palermon: 'pika e

Sipas raporteve të agjencive ligjzbatuese, Mirela Kumbaro, përveçse publikisht është propozuese dhe firmosëse e lejes së resortit, në hije është bashkë-investitore në këtë resort, me trafikantin dhe pastruesin e parave, Arben Muçobega, të njohur si "prestname" i saj në lejet e ndërtimit.

Në vitin 2015, Instituti për Ruajtjen e Natyrës hartoi Planin e Menaxhimit për Parkun Natyror Gjiri i Porto-Palermos, ku u përfshi dhe Gjiri i Llamanit, ku nuk do të lejohej asnjë lloj ndërtimi.

Pas 7 vitesh të mbajtura në sirtar nga Mirela Kumbaro, plani për Gjirin e Porto-Palermos-Llamanit u shpall "Park Natyror Bregdetar i Mbrojtur" me Vendim nr. 557, datë 29 korrik 2022 të qeverisë.

Pse gënjen Edi Rama për Porto-Palermon: 'pika e

Por Mirela Kumbaro, në ujdi me Edi Ramën, para miratimit me vendim qeverie të zonës së mbrojtur Gjiri i Porto-Palermos, hoqi nga harta "një pikë të vockël" të quajtur Gjiri i Llamanit me sipërfaqe 11 mijë e 400 m² dhe faqen tokësore e shkëmbore të tij me sipërfaqe 33 mijë m².

Qëllimi për heqjen e Gjirit të Llamanit nga harta e zonës së mbrojtur "Parku Porto-Palermos" u zbulua në muajin shkurt 2024, kur kompania "Bega 07" aplikoi për leje zhvillimi e ndërtimi resorti "Amantes" me "5 Yje", pikërisht në sipërfaqen "pika e vockël" Gjiri i Llamanit, që Mirela Kumbaro dhe Edi Rama e hoqën fshehurazi nga harta e zonës së mbrojtur.

Toka e grabitur, zhdukur dosja në Kadastrën e Vlorës

Resorti i Kumbaros dhe trafikantit të saj Arben Muçobega te Gjiri i Llamanit ka 1 hotel me "5 Yje", vila, ambiente shërbimi, restorante, SPA, zonë eventesh, pishinë e akuapark, në sipërfaqe totale 101,288 m² tokë shtetërore buzë detit, që rezulton e grabitur me letra false.

Më 15 prill 2024, pronari i kompanisë "Bega 07 Sh.p.k", Arben Muçobega, pasi kishte zaptuar dhe filluar ndërtime pa leje në Gjirin e Llamanit në Himarë, i bëri kërkesë Komitetit të Investimeve Strategjike, për t'u trajtuar si investitor strategjik, me qëllim që të përfitonte falas plazhin, sipërfaqen e tokës së zaptuar buzë detit dhe 30 vjet përjashtim nga taksat.

Me Vendim nr. 6, datë 7 maj 2024, Komiteti i Investimeve Strategjike ia refuzoi kërkesën me këtë përgjigje: "Mospranim i kërkesës për përfshirjen e projektit investues 'Resort në Gjirin e Llamanit', pasi toka nuk ka regjistrim fillestar në Kadastër dhe nuk pretendon të jetë shtetërore."

Pra, toka te Gjiri i Llamanit në Porto Palermo është tokë shtetërore e paregjistruar në Kadastër, por trafikanti Arben Muçobega e ka zaptuar me letra trashëgimie pronësore false dhe Rama e Kumbaro i kanë njohur për lejen e resortit, kur ai brez pas brezi është nga një fshat i Tepelenës.

Katër muaj pas refuzimit të titullit "Investitor Strategjik", Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, me Vendim nr. 13, datë 25 shtator 2024, i dhanë trafikantit Arben Muçobega lejen për ndërtimin e resortit, projekt që është dhe në librin "The Albanian Files" të mafies së betonizimit.

Pyetje kryeministrit Edi Rama: A është leje ndërtimi për resort ajo që keni dhënë në Gjirin e Llamanit në Porto-Palermo, pas miratimit të "Zonës së mbrojtur park natyror"?/Pamfleti

porto palermo gjiri i llamanit arben muçobega mirela kumbaro

Lini një Përgjigje