TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2025, 18:52

50-vjeçari u mbyt në plazhin e Durrësit, dëshmitarët: Kishte shenja jete, ambulanca u vonua mbi 1 orë

Shkruar nga Pamfleti

50-vjeçari u mbyt në plazhin e Durrësit, dëshmitarët:

Një 50-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në sektorin Rinia në Durrës. Sipas dëshmitarëve personi kishte thuajse 1 orë që po luftonte me jetën, në pritje të ambulancës që u vonua për t’i ardhur në ndihmë pushuesit.

Qytetarët të pranishëm në plazh, pasi e nxorën në bregdet tentuan ta shpëtonin duke i thënë ndihmën e parë. Dëshmitarët shprehen se në plazh nuk ka pasur roje, ndërsa theksojnë se ambulanca u vonua për thuajse 1 orë.

“Përshëndetje një person është mbytur ambulanca mbyll telefonin dhe s’përgjigjen. Veç njerëzit afër dhanë ndihmën. Asnjë roje plazhi asgjë. Te sektori Rinia. Personi vdiq dhe ambulanca është vonuar gati një ore tani e morën te vdekur”, shkruan dëshmitari.

Lini një Përgjigje