TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 09:23

Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati ‘arsenalin’ me vezë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati
Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati ‘arsenalin’ me vezë

Protestuesit kanë përgatitur vezët që pritet të përdoren gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, disa prej tyre kanë mbërritur me arka të mbushura me vezë, të cilat i transportonin në krah ose me motor.

Ndërkohë, tensionet para Parlamentit vijojnë të përshkallëzohen. Protestuesit kanë larguar edhe gardhin e dytë metalik të vendosur nga policia në anën e pedonales.

Më herët, ata hoqën me forcë edhe gardhin metalik të vendosur në anën tjetër të godinës së Kuvendit. Ndërkohë, një tjetër gardh sigurie është vendosur në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, ku lëvizja e qytetarëve është bllokuar.

Gjatë protestës, demonstruesit kanë hedhur gjithashtu vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit.

 

protesta para kuvendit protestuesit ‘arsenalin’ me vezë

Lini një Përgjigje