Dy efektivë janë lënduar pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu, në protestën pranë Kuvendit.
Një prej efektivëve ka marrë dëmtime të lehta ndërsa polici tjetër është gjakosur.Protestuesit ndërkohë qëlluan me vezë, domate, dhe shishe uji, uniformat blu, duke çarë gardhin metalik të vendosur për garantimin e perimetrit të sigurisë.
Një ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për transportimin e policëve të plagosur drejt spitalit, për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë dhjetëra qytetarë janë zhvendosur duke bllokuar tërësisht qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Elbasanit, një nga akset kryesore hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.
Kjo lëvizje ka shkaktuar menjëherë kaos dhe radhë të gjata trafiku në të gjitha rrugët lidhëse të kësaj zone. Gjatë bllokimit nuk kanë munguar as përplasjet verbale e tensionet direkte mes drejtuesve të mjeteve të mbetur në bllokim dhe protestuesve. Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve dhe për të rikthyer normalitetin, në aksin e bllokuar kanë ndërhyrë menjëherë forcat e Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje