
Gazetarja Anduena Llanani ka deklaruar, se Prokuroria e Tiranës ka thirrur një gazetar për audio-përgjimin e dosjes së “21 Janarit”.
Sipas saj është një regjistrim që është bërë përmes një telefoni, nga një person, i cili ka qenë prezent dhe ka dëgjuar komunikimet në radio.
“Prokurorja e Tiranës, për vrasjen e Aleks Nikës, deklaron se prova nuk i është vënë në dispozicion organit të hetimit nga familajrët, me arsyetimin se nuk kemi besim tek ju. Ka shkuar një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore dhe prapë familjarët kanë refuzuar t’a japin atë. Ka pasur edhe një tentativë të fundit, është thirrur një kolegu ynë, i është kërkuar edhe atij materiali dhe nuk është dorëzuar”, deklaroi gazetarja.
Në vazhdim, duke sjellë në vëmendje rolin që Gjykata e Lartë i dha SPAK-ut për këtë dosje, gazetarja Llanani tha se veç këtij audio-përgjimi, një tjetër pikë kyçe në hetim është rezultati i një akt-ekspertimi nga një laborator nga Roma.
“Nuk bëhet fjalë vetëmpër audio-regjistrimin, por edhe për një gëzhoje të gjendur në trupin e Aleks Nikës, e cila ka shkuar për akt-ekspertim në një laborator në Romë dhe ka marrë përgjigje positive", tha ajo për “Euronews”.
Ky akt-ekspertimi sipas saj, përgjigja e të cilit është pozitive, është një dritë jeshile për të identifikuar armën nga e cila ka dalë plumbi.
Lini një Përgjigje