Aktualitet28 Tetor 2023, 07:15

A është arratisur ish-presidenti, eksperti i sigurisë hedh poshtë aludimet: Ilir Meta është në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

 A është arratisur ish-presidenti, eksperti i sigurisë hedh

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla teksa ka folur për zhvillimet e fundit në SPAK, tha se Sali Berishës po i bëjnë atë që Maqedonia e Veriut i bëri Nikolla Gruevskit.

Ai shtoi se Berisha ka vendosur të përballet me drejtësinë politikisht.

“Këta njerëz ia kanë prerë biletën vetes kur votuan reformën në drejtësi me 140 vota. Tani sapo ka filluar. Çfarë po i bëjmë në Berishës? Atë që i bëri Maqedonia e Veriut Gruevskit, detyrim paraqitje, e më pas u dënua për shpërdorim detyre.

Berishën po e lodhin nga nervat. Ka një javë qe del në konferencë. Ai po lodh veten dhe të tjerët. Ai harron që natën e parë që i komunikuan masën, vetëm 50 ishin në oborrin e partisë. Ai prandaj e do partinë, flet politikisht, Berisha ka vendosur të përballet me drejtësinë politikisht, por harron që atij më shumë i duhen disa avokatë të mirë, sepse ai do të përballet me drejtësinë, nuk ka nga të shkojë”, tha Kulla.

Në lidhje me atë ç’ka flitet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, se është larguar nga Shqipëria për shkak se ndaj tij ka disa çështje që po hetohen në SPAK, Kulla tha se Meta është brenda territorit të vendit tonë.

Sa i përket çështjeve për të cilat ai po hetohet në SPAK, Kulla tha se Meta kur është marrë në pyetje e ka barë publike se për cfarë është pyetur, CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA.

“Nëse të kujtohet ditën që shkoi në gjykatën Speciale për t’u pyetur, Meta kur doli jashtë i sqaroi vetë çështjet për të cilat ishte pyetur. Në lidhje me akuzën e parë, ajo është çështje e hetuar dhe ka persona të dënuar, sa i përket të dytës është e përfshirë partia dhe disa zyrtarë të saj.

Aty flitet për 1 milion dollarë të paguara nga një llogari në Qipro, për në SHBA, për llogari lobimi, që në vetvete nuk është se ka ndonjë vepër penale, por në momentin që t’i nuk e deklaron ti futesh në një vepër penale.

Kjo është një gjë shumë më e komplikuar se gjerat e tjera, se kemi të bëjmë me supozime. Supozime për të vërtetuar me letra se nga kanë dalë këto para, pse janë paguar, si janë mbledhur dhe të tjera.

Në SHBA, paratë për lobim deklarohet. Ilir Meta këtu është në Tiranë, nuk është e vërtetë që është larguar. Ai ka zgjedhur të heshtë në këtë çështje” u shpreh eksperti.

ekspert sigurie arratisje ilir meta shqiperi