
Mesa duket, Meta po i kërkon drejtësisë marrëveshje, me kushtet e Berishës, që të paktën të shmangë burgun dhe ta vendosin në “arrest shtëpie”.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe problemet e tij me drejtësinë, kanë qenë në qendër të vëmendjes prej më shumë se tre javësh. Gjithashtu reagimet edhe sulmet ndaj drejtësisë. Por ajo që është vënë re gjatë “lajthitjes” së tij, është ai i krijimit të disa skenarëve të cilët duken si një përpjekje për të kopjuar strategjinë e Berishës.
Në daljet e tij në mediat, përveç sulmeve ndaj SPAK-ut Meta u përpoq që të profilizonte sulmin ndaj tij me të njëjtat karakteristika si Berisha. Nga hiçi Meta nxori teorinë se donin t’i merrnin vulën dhe partinë.
Ai nisi të krijonte armiq që nuk ekzistonin, në tentativë për ta bërë veten në sytë e publikut si ‘faktor’ që i frikësohen dhe prandaj sulmohet. Të gjitha këto thirrje të Metës, duket se ishin një mesazh i koduar drejtuar drejtësisë.
Mesa duket, Meta po i kërkon drejtësisë marrëveshje, me kushtet e Berishës, që të paktën të shmangë burgun dhe ta vendosin në “arrest shtëpie”. Në dijeni për atë çfarë e pret dhe i kapur nga të katër anët nga hetimet e SPAK-ut, Meta po tenton të minimizojë dëmet dhe të shmangë qelinë. Kjo mund të shpjegojë edhe “lajthitjen” e tij, justifikim që më pas mund të përdoret si provë për ta shpallur atë të paaftë për të qëndruar në burg.
Ekziston mundësia që një marrëveshje e tillë të jetë arritur. Mjafton të shikojmë fjalimin e djeshëm në Konventën e PL-së, ku Meta bëri një kthesë 360 gradë në drejtim të SPAK-ut dhe drejtësisë së re.
Edhe pse fjalimi i tij ishte i gjatë, Meta nuk e përmendi dhe as nuk e sulmoi drejtësinë. Prej kohësh flitej se Meta po kërkonte rrugë për të arritur një marrëveshje me drejtësinë dhe heshtja e tij dje mund të jetë tregues se është në rrugën e duhur. Nëse ka diçka të tillë, do ta marrim vesh në ditët në vijim nëse SPAK-u nuk vepron./Pamfleti
Lini një Përgjigje