TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 22:40

Adriatik Doçi zbulon prapaskenat e forta: Meta gati të çojë në burg Kryemadhin, Vasilin e Brahimllarin për të shpëtuar veten

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Doçi zbulon prapaskenat e forta: Meta gati të

Gazetari Adriatik Doçi thotë se Ilir Meta, ngaqë i ka shkuar laku në fyt, do të shkojë deri aty sa të çojë në burg Petrit Vasilin, bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe Endrit Brahimllarin, për çështjen e lobmit në SHBA, e cila është ngritur në SPAK prej disa kohësh.

I ftuar në emisionin “Shqip” Doçi u shpreh: “Unë nuk e di kur do ketë një urdhër-arrest për Metën pavarësisht se ai po përpiqet të çojë në burg ose Petrit Vasilin ose Monika Kryemadhin, sepse e pa që iu ngushtua laku vetë dhe do përpiqet në çdo lloj forme të shpëtojë. Meta e vendosi Vasilin vetëm një muaj kryetar partie vetëm sa për të firmosur ca letra për lobim dhe tani rrezikon të përfundojë te Vangjush Dako nëse do ketë një lloj pazari. Po unë besoj që nuk ka lidhje Vasili në këto çështje. Ilir Meta po tenton t’i bëjë kurban Vasilin dhe Brahimllarin që ka qenë sekretari i përgjithshëm i partisë, të paktën te dosja e lobimit, se te dosja CEZ-Dia është vetë”, u shpreh Doçi.

 

meta kryemadhi burg

Lini një Përgjigje