"Nuk i druhem përgjegjësisë penale", kështu deklaroi ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj më 18 Korrik 2022, pasi qëndroi për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK duke iu përgjigjur 2 prokurorëve dhe oficerëve të BKH pas hetimeve për tenderin e sterilizimit.
Ai deklaronte se nuk ka patur shkelje ligjore dhe se për koncesionin e sterilizimit janë ndjekur procedura të rregullta. Gjithashtu Beqaj mohonte të kishte pasur lidhje me biznesmenin Ilir Rrapaj apo të kithe marrë pëfitime direkte apo indirekte nga kontrata e koncesionit të Sterilizimit.
Për të njëjtin hetim ishte pyetur më herët për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i cili aktualisht është i arrestuar si dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve, të cilët janë në masat “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.
Koncensionet janë dhënë në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqaj, sot në krye të Agjencisë Shtetërore për koordinimin e donacioneve të huaja. Ish-ministri u paraqit herët në dyert e SPAK, vetëm me një çantë shpine, i pa shoqëruar nga avokat. Ai tha se nuk i druhet përgjegjësisë penale.
Ilir Beqaj është pyetur nga prokurori Kondilli dhe 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për mënyrën se si janë lidhur kontratat dhe zyrtarisht nuk është në statusin e të pandehurit mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës, por të personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Para se të hynte në ambientet e SPAK, ish ministri Beqaj kishte një çantë, të cilën e mbante me vete edhe kur doli. Në fjalën e tij të shkurtër para medias u shpreh se kishte materiale pune.
Për të njëjtin hetim është pyetur më herët për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.
Lini një Përgjigje