TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2025, 10:16

Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga prokurorët

Shkruar nga Pamfleti
Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga
Ajola Xoxa

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet sot në Prokuroinë e Posaçme. 

Raportohet se paraqitja e saj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të vijë pas një thirrjeje të veçantë nga SPAK.

Ajo pritet të mbërrijë në SPAK në orën 10:30 dhe do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Kujtojmë se Xoxa u paraqit në prokurori vetëm pak ditë më parë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë caktuar ndaj saj, detyrim paraqitje.

Ajola Xoxa është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

 

Lini një Përgjigje