TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 21:35

"Shqipëri e re"/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi qytetar

Shkruar nga Pamfleti
"Shqipëri e re"/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis
Nis marshimi qytetar

Protesta antiqeveritare ka vijuar me një marshim në rrugët e Tiranës, pasi u mbyll tubimi i zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë.

Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët, pjesëmarrësit u nisën në marshim, duke bllokuar përkohësisht disa akse të kryeqytetit dhe duke përsëritur thirrjet kundër klasës politike.

Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si "Rama në burg, Berisha në burg", "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëri e re", "Revolucion", si dhe thirrje të tjera kundër qeverisë dhe opozitës.

Protestuesit mbajtën flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër korrupsionit, ndërsa marshimi u zhvillua nën praninë e forcave të shumta të policisë, të cilat monitoruan lëvizjen e turmës.

Tubimi i kësaj mbrëmjeje shënoi ditën e 54-t të protestës antiqeveritare. Organizatorët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia dhe shfuqizimin e një sërë ligjesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se mobilizimi i tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

marshimi

Lini një Përgjigje