TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2023, 17:07

Aksident në Librazhd-Përrenjas, autoboti me naftë përplaset me makinën dhe përmbyset

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Librazhd-Përrenjas, autoboti me naftë përplaset

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku një autobot me naftë është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes autoboti është përmbysur, duke bllokuar kështu edhe rrugën.

Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Paraprakisht shkak i aksidentit dyshohet se është bërë moti i keq.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti është me targa të huaja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti si edhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve.

Aksident në Librazhd-Përrenjas, autoboti me naftë përplasetAksident në Librazhd-Përrenjas, autoboti me naftë përplaset

aksident librazh prenjas autobot

Lini një Përgjigje