TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2026, 14:28

Vjedhja në postën e Durrësit, mbetet në burg drejtoresha; Elisabeta Mataj frekuentuese e rregullt e kazinove

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhja në postën e Durrësit, mbetet në burg drejtoresha;
Elisabeta Mataj

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre ish-punonjëset e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara pas hetimeve për dyshimet mbi përvetësimin e 69 milionë lekëve të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në përfundim të seancës, e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata vendosi "arrest me burg" për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa ndaj Valbona Dunit, ish-shefe e financës, dhe Paola Danajt, arkëtare, u caktua masa "arrest në shtëpi". 

Tre ish-zyrtaret u arrestuan pas një procedimi penal të regjistruar nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim.

Sipas dosjes hetimore, Elisabeta Mataj ishte frekuentuese e rregullt e ambienteve të lojërave të fatit. Ndërsa sipas deklaratave të dy ish-vartëseve të saj, ishte ish-drejtoresha Elisabeta Mataj ajo që paraqitej personalisht për të marrë paratë nga arka.

Nga hetimet e deritanishme u zbulua se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, ato dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, shumë që duhej të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës për degët e Shijakut dhe Krujës, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët.

Hetimet po drejtohen nga prokurori Gazmend Frëngu, ndërsa çështja u shqyrtua nga gjyqtari Xhevdet Lika.

Masat e sigurisë:

–Arrest me burg, Elisabeta Mataj

-Arrest në shtëpi, Valbona Duni

-Arrest në shtëpi, Paola Danaj

elisabeta mataj kazino posta durres vjedhje

Lini një Përgjigje