Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Plloçës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të njërit prej mjeteve dhe të një fëmije që udhëtonte me të.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.
Lini një Përgjigje