Edhe pse ka pranuar publikisht se nuk është njohës i madh i futbollit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk i kurseu kritikat për mënyrën se si Anglia e menaxhoi gjysmëfinalen e humbur 2-1 ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.
Trump iu bashkua zërave kritikë ndaj zgjedhjeve taktike të trajnerit Thomas Tuchel, duke vënë në diskutim rolin që iu dha Harry Kane në pjesën e dytë të ndeshjes.
Pas golit të avantazhit, Tuchel ndryshoi skemën e lojës duke kaluar në një mbrojtje me pesë lojtarë dhe kreu disa zëvendësime me karakter mbrojtës në përpjekje për të ruajtur rezultatin. Megjithatë, Argjentina përmbysi gjithçka në minutat e fundit, e udhëhequr nga Lionel Messi.
“Keni një lojtar të shkëlqyer në Angli me të cilin kam luajtur golf. Dhe ai është Harry (Kane) i cili ka qenë fantastik. Mendoj se ndoshta bënë një gabim kur e bënë atë një lojtar mbrojtës. Çfarë di unë për futbollin? Ata morën epërsinë dhe morën lojtarin e tyre më të mirë dhe e vunë në mbrojtje. Duhet të jemi pak ofensiv, apo jo? Por jo, nuk do ta përcaktoj, çfarë di unë për stërvitjen? Por kjo ishte pak e pazakontë", tha Trump.
Komentet e presidentit amerikan iu përcollën më vonë Thomas Tuchel gjatë konferencës për shtyp, por trajneri i Anglisë i hodhi poshtë kritikat, pa u ndalur gjatë te deklaratat e Trump.
Lini një Përgjigje