Aktualitet17 Dhjetor 2023, 17:05

“Aksioni opozitar ka dështuar”, Spahiu: Berisha fillikat, e ndjekin vetëm deputetët që djegin karriget në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti

“Aksioni opozitar ka dështuar”, Spahiu: Berisha fillikat, e

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore dhe sipas tij, kjo vihet re në bastione në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore e Lezhë.

Në një intervistë për “Euronews Albanai”, Spahiu deklaroi se nëse Berisha do të kishte mbështetje popullore s’do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej bulevardit.

Berisha s’ka mbështetje, dhe ndërkombëtarët mund të kenë menduar se arrestimi i Berishës mund të ngjallte më shumë reaksion. Fakti që nga fushata elektorale, nuk është zhvilluar asnjë protestë e Berishës, tregon që ky grupim tashmë ka ardhur duke u rrudhur politikisht, ka humbur bastionet në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore, Lezhë. Fakti që protestat janë katandisur më vënie zjarri tregon që të vetmit ushtarë që i kanë mbetur janë 10 apo 20 deputetë. Nëse do të kishte mbështetje popullore nuk do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej Bulevardit”, tha ai.

spahiu berisha kuvendi