
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa komentoi vendimin e PD për të nisur protestat, u ndal edhe tek zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, PD pagoi 7 milion euro për lobim amerikanëve, por i la komisionerët pa ujë dhe bukë.
Sa i takon deklaratave se PD mund të shkojë edhe në grevë urie, Spahiu tha se një grevë e tillë mund të sjell ndryshim por kur e bënë populli dhe jo i zoti i punës.
“Unë them se nuk do të shkojnë drejt grevës. Berisha është një politikan i mençur dhe i zgjuar. Ai ka aftësi të larta në politikë, por ne e gjykojmë si lider dhe jo si politikan. Këtu ndryshon analiza sepse nuk mjafton që të jesh një politikane e mençur. Historia njeh politikan të mençur, një nga dështimet më të mëdha që ka pasur Berisha është se nuk po arrinë që të bëhet dot lider i opozitës. Berisha është duke e thelluar humbjen. Berisha nuk është 30 vjeç që ka luksin që të lërë beteja bosh, çdo betejë që kalon është humbje për Berishën dhe jo Ramën. Berisha është duke u munduar që të krijoi një opozitë të paqenë. PD paguan lekë për të marrë një konsulent nga jashtë dhe la komisionerët pa ujë në 11 maj", tha ai.
Lini një Përgjigje