Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim Andrea Rubatin, djalin e Thimjo Rubatit, si dhe Antonio Lefterin dhe Engjëll Dalanajn, të dyshuar për dhunimin e oficerit të Policisë Mihal Velço, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Shpallja e tyre në kërkim vjen vetëm pak orë pasi 50-vjeçari Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sandër, u plagos në një atentat me armë zjarri në ambientet e biznesit të tij në Sarandë.
Deri në këtë fazë të hetimeve nuk është konfirmuar nëse dy ngjarjet kanë lidhje mes tyre. Megjithatë, burime pranë hetimit bëjnë me dije se personat e shpallur në kërkim, përfshirë edhe djalin e Rubatit, rezultojnë me precedentë penalë.
Lini një Përgjigje