Aktualitet10 Dhjetor 2023, 19:26

Akuzat e Berishës ndaj drejtësisë, ‘shpërthen’ Demaliaj: Ose arrestojeni, ose vërini drynin SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Berishës ndaj drejtësisë, ‘shpërthen’

Analisti Ilir Demaliaj ka deklaruar se çështja ndaj ish kryeministrit Berisha është kthyer në një ‘cirk’ të vërtetë.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Demaliaj shkruan se Berisha, akuzon dhe tall prokurorët e SPAK, si dhe nuk respekton vendimet e gjykatës e në fund asgjë nuk ndodh me të.

Sipas tij drejtësia ka dy rrugë, ose ta burgos Berishën, ose ta liroj nga të gjitha akuzat dhe t’i vënë drynin godinës së SPAK.

Gjelat e SPAK-ut. Berisha e quajti SPAK dje organizatë kriminale. Duman -Dumja-Dumllaja, të marrë gjithë SPAK-karsit dhe të dalë nga ajo godinë dhe ti vënë drynin nga jashtë. Janë kthyer në kllounë cirku, qesharakë dhe të pabesueshëm dhe duken si gjelat e fryrë me rastin e Vitit te RI. Fakti që Berisha në çdo orë, në çdo tallava mediatike, tall bythën, nuk i përfill, nuk zbaton urdhrat e thirrjes në Gjykatë, sfidon shtetin, poshtrën gazetarucët e tallet me ato në banaqet televizive siç ata e meritojnë, e gjitha kjo shfaqje e neveritshme tregon gjendjen e rëndë të gjithë hallkave të shtetit, drejtësisë-medias dhe shoqërisë.

SPAK, O ta marrë për bythe dhe ta plasë brenda, ose ta liroj nga të gjitha akuzat dhe mos i çajë trapin njerëzve me shfaqje cirku me Berishën. Drejtësi palaçosh”, shkruan Demaliaj.

demaliaj spak berisha