Aktualitet10 Dhjetor 2023, 17:46

Dëbora mbulon Korçën dhe Vermoshin, ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe respektoni sinjalistikën

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora mbulon Korçën dhe Vermoshin, ARRSH apel shoferëve:

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës që kanë përshirë vendin.

Sipas ARRSH, në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë janë regjistruar edhe reshje bore, por pa shkaktuar probleme në akset nacionale. Gjithashtu në njoftim thuhet se shoferët duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

"Reshje shiu me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale. Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren dhe kanë vijuar punën pa ndërprerje.

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", thuhet në njoftimin e ARRSH.

arrsh debora juglindje