
Policia ka reaguar lidhur me një ngjarje që ka ngritur shqetësime në opinionin publik. Bëhet fjalë për videon e cila qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shfaqej një grua me shami e cila qëndronte pranë shkollave.
Sipas raportimeve, ajo iu afrohej fëmijëve dhe kur konstatoi praninë e njerëzve me celularë mbuloi fytyrën, gjë që bëri që shoqëria të alarmohej për sigurinë e fëmijëve të tyre në shkolla, konkretisht pamjet janë filmuar në zonën e Bulevardit të Ri.
Policia sqaron se pas verifikimeve rezulton se bëhet fjalë për dy shtetase iraniane me leje qëndrimi në Shqipëri. Më tej theksohet se nuk rezulton që dy shtetaset iraniane të kenë kryer veprime të kundërligjshme me fëmijë.
Në përmbyllje, policia ka garantuar qytetarët se në këtë rast nuk ekziston asnjë rrezik dhe nuk ka vend për alarm.
"Duke marrë shkas nga një lajmin i publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit nisën menjëherë me iniciativë, verifikimet dhe hetimet përkatëse.
Si rezultat i veprimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i dy shtetaseve që shfaqen në videon e publikuar.
Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026 në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare.
Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme.”
Pas verifikimeve, policia garanton se rasti nuk përbën rrezik dhe se nuk ka vend për alarm lidhur me sigurinë e fëmijëve në këtë zonë", njofton policia.
Lini një Përgjigje