Aktori Arben Derhemi ka deklaruar se Radio Televizioni Shqiptar, i drejtuar nga kapteri Alfred Peza i ka mbyllur derën serialit 'Njerëz dhe Fate'.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aktori Derhemi ka deklaruar se drejtori aktual i RTSH-së, Alfred Peza ka refuzuar që të firmosë fondet e miratuara për rikthimin e këtij seriali.
Derhemi ka theksuar se puna do të vazhdojë dhe për këtë u ka bërë apel të gjithë mbështetësve dhe fansave të serialit që ta ndihmojnë me sa kanë mundësi, nëpërmjet një 'GoFundme' që kanë krijuar.
"Mirëmbrëma dhe falenderojmë të gjithë dashamirësit e "Njerëz dhe Fate" për mesazhet e ardhura në drejtimin tonë. Por me lajmet e mira vijnë dhe lajmet e këqija.
Në këtë moment drejtori aktual i Radio Televizionit Shqiptar, me logjikën e drejtorit-pronar, nuk firmos fondet e miratuara.", thekson Drehemi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje