Aktualitet 8 Janar 2024, 20:43

Alfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin e 62-të të Këngës në RTSH, publikohet preventivi!

Shkruar nga Pamfleti

Alfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin e

Në festivalin e 61 shuma përkatese ishte në vlerën 2,800,000 lek. Në Festivalin e 62-të në draftin e dërguar Këshillit Drejtues shuma e zërit për të ftuar ishte 7,300,000 lek, në preventivin final shuma 6,665,000 lek. Në këtë rast nga një vit më parë shuma ështe 3-fishuar.

Treshja Alfred Peza; Izidina Lekaj; Bojken Lako duhet të përgjigjet për deshtimin e këtij festivali dhe përpara institucioneve të drejtësisë për shpërdorimin e detyrës!

Sot do t’ju sjellim të dhënat zyrtare mbi shkeljen dhe abuzimet e kryera me fondet e taksapaguesve shqiptarë! Festivali i 62-të i Këngës duke e krahasuar me vetëm 1 vit para, edicioni 61.

Festivali i 61-të me vlerë: 46,666,910 lek

Festivali i 62-të ( Preventivi i parë i dorëzuar në Këshill Drejtues: me vlerën 75,607,493.10 lek. Ky preventiv u rishikua brenda dy ditëve duke zbritur në vlerën finale: 60.000.000 lek)

Për këtë preventiv final; i cili është më i lartë në të gjithë historinë e festivale dhe që kalon çdo vlerë të buxhetit nga shteti, SPAK duhet të analizojë (sesi u gjetën ofertat përkatëse për të arritur në këtë vlerë?!)

Pasi Këshilli Drejtues vendosi që shuma nuk duhet të kalonte vlerën 60,000,000 lek Drejtori Artistik Bojken Lako, në bashkëpunim me Drejtorin Organizativ Izidina Lekaj, rishikojnë preventivin ku si fillim heqin pagesat e të gjithë stafit realizues dhe orkestrës simfonike, vërtetuar nga preventivi i firmosur.

Kujdes:

Zërat e hequr do të paguhen përsëri nga fondet e RTSH-së (pra i shtohen de facto vlerës reale të preventivit të festivalit)

Çudia qëndron që pasi hiqen të gjitha pagesat e stafit vetëm pagesa e Drejtorit Organizativ, Izidina Lekaj, e parashikuar në 400,000 lek në draft në preventivin final bëhet 529,000 lek. Theksojmë se ky zë është shtuar vetëm në këtë festival.

Më poshtë do të gjeni detaje të tjera të shpërdorimit dhe vjedhjes së parave në preventivat e festivalit.

Zëri “Mjete me Qera”

Në festivalin e 61 të Këngës në RTSH kjo vlerë ishte 9,200.000 lek.

Në draftin paraprak i cili u dërgua në Këshill Drejtues vlera fillestare ishte 21,000,000 lek. Dhe me një të rënme të gishtit në exel kjo vlerë ulet me rreth 50%, pra shkon në vlerën 11,520,000 lek. Kush e ofertoi këtë vlerën me ulje okazioni?

Zëri “Skenografia”

Në festivalin e 61 shuma për realizimin e skenografisë ishte 6,400,000 lek.

Në draftin paraprak dhe përfundimtar të Festivalit 62, shuma nuk ndryshoi dhe mbeti në vlerën 14,000,000 lek. Abuzim më shumë se i dyfishuar dhe ndarja ne preventivin final me nën zëra, për të shkuar në këtë vlerë.

Zëri “ Pagesa për të ftuarit”

Në festivalin e 61 shuma përkatese ishte në vlerën 2,800,000 lek. Në Festivalin e 62-të në draftin e dërguar Këshillit Drejtues shuma e zërit për të ftuar ishte 7,300,000 lek, në preventivin final shuma 6,665,000 lek. Në këtë rast nga një vit më parë shuma ështe 3-fishuar.

Alfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin e

Zëri “Akomodim e dieta”

Festivali 61 shuma 589,000 lek

Festivali 62 për zërin akomodim e dieta, në draft është kërkuar 1,251,000 lek ndërsa në preventiv final vlera 970,000 lek. ( Një natë hoteleria varion nga 2551 lekë deri në 142,856 lekë)

Këngëtari Italian i ftuar është paguar në vlerën 4,100,000 lek.

Prezantuesit janë paguar me vlerën nga 70,000 lek deri në 1,764,000 lek.

Cila është pianistja që u pagua 360,000 lek?

Alfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin e

Portali Timoni.al do ti dërgojë kërkesë zyrtare Këshillit Drejtues RTSH të vendosë në dispozicion të publikut proces -verbalin e mbledhjes së miratimit të preventivit të Festivalit të 62-të të Këngës në RTSH, e drejtë që na e jep Ligji “Për të drejtën e informimit dhe transparencës”./Timoni.al

Më poshtë keni preventivin e plotë të festivalit të 62 të Këngës: 

Alfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin eAlfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin eAlfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin eAlfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin eAlfred Peza për burg/ Si u vodhën paratë në festivalin e

rtsh peza