
Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga një kompleks sportiv dhe këndi lojrash për fëmijë në Vlorë. Fotot e publikuara nga Kreu i Qeverisë në rrjetet sociale tregojnë disa terrene sportive dhe lojrash me sipërfaqe të ndryshme, të rrethuara dhe të pajisura për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Madje, duket sikur i gjithë projekti është i përfunduar dhe mungojnë vetëm të apasionuarit pas sporteve, apo fëmijët, për të inauguruar kompleksin.
Por e gjitha është një propagandë, për të mos thënë një mashtrim që Kryeministri ka zgjedhur të bëjë përmes rrjeteve sociale.
Pamjet e siguruara nga Pamfleti tregojnë një tjetër realitet, shumë i ndryshëm nga pamjet që publikon Kryeministri në rrjetet sociale.
Video e mëposhtme tregon gjendjen reale, atë që ndoshta Kryeministri i gënjyer nga të vetët, ose në kuadër të propogandës, ka zgjedhur t’i “zbukurojë” duke mashtruar cilindo që ndjek rrjetet sociale të Kreut të Qeverisë.
Bidona të mëdhenj me bojë, trotuari i pashtruar dhe i pasistemuar plotësisht, tregojnë se ajo ccka Edi Rama ka publikuar në rrjet është në rastin më të mirë një “gënjeshtër” e vogël në kuadrin e propagandës së Qeverisë se gjithccka shkëlqen aq shumë sa të vret edhe sytë.

Dhe kjo gënjeshtër vjen në një kohë kur Kryeministri akuzon se të pavërtetat që thuhen për të bëhen të vërteta për shkak të algoritmeve. Po në rastin konkret a ka gënjyer Kryeministri?
Shihni pamjet e mëposhtme dhe nxirrini vetë konkluzionet.

Lini një Përgjigje