TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 10:32

Sondazhi: 78% e të anketuarve zgjedhin Altin Dumanin për të drejtuar qeverinë tranzitore, 80% mbështesin SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Sondazhi: 78% e të anketuarve zgjedhin Altin Dumanin për të
Altin Dumani

Një sondazh i organizuar nga grupi mediatik “Panorama Group” synoi të masë mbështetjen e qytetarëve për emrin që ata do të preferonin në krye të një qeverie tranzitore. Kjo kërkesë po artikulohet prej një muaji në protestat e përnatshme të mijëra shqiptarëve në shesh, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të re. Kjo qeveri me mandat njëvjeçar nga organizatorët e protestës do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Anketimi është bërë në disa qytete të vendit dhe janë pyetur mosha të ndryshme. Sipas rezultateve të sondazhit, 80 për qind mbështesin SPAK dhe 78 për qind e të anketuarve shprehen në favor të ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, si kandidati më potencial për drejtimin e një qeverie të tillë. Kjo mbështetje lidhet me perceptimin e një pjese të qytetarëve për punën e tij në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Gjatë drejtimit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u identifikua me hetime të profilit të lartë ndaj ish-ministrave, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, si edhe me çështje që lidhen me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik. Aktiviteti i SPAK gjatë mandatit të tij u shoqërua me një numër hetimesh dhe kërkesash për masa sigurie dhe arrestime të funksionarëve publikë.

Sipas sondazhit, një nga momentet më të rëndësishme të mandatit të Dumanit ishte kërkesa drejtuar Kuvendit për autorizimin e procedurave që lidhen me ish zv.kryeministren Belinda Balluku. Qytetarët e anketuar e paraqesin këtë si dëshmi të qasjes së tij të vendosur ndaj hetimit të zyrtarëve të lartë, duke theksuar se ai e përfundoi mandatin në dhjetor 2025 pa u tërhequr nga prioriteti i luftës kundër korrupsionit.

Sipas këtij këndvështrimi, mbështetësit e Altin Dumanit e konsiderojnë figurën e tij të lidhur me pavarësinë institucionale, vendosmërinë në ushtrimin e detyrës dhe përballjen me korrupsionin, edhe në rrethana që, sipas deklarimeve publike, janë shoqëruar me presione dhe kërcënime.

Për herë të parë pas krijimit të SPAK, opinioni publik pa që hetimet prekën nivele të larta të pushtetit politik, duke krijuar perceptimin se askush nuk ishte plotësisht i paprekshëm nga ligji. Për një pjesë të qytetarëve, Dumani simbolizon pavarësinë institucionale, vendosmërinë dhe zbatimin e ligjit pa dallime politike.

Ai rrëzoi mitin e pandëshkueshmërisë dhe me përkushtimin e tij tregoi se paprekshmëria e personazheve të profilit të lartë politik i përket së shkuarës. Dumani tregoi që një njeri i ndershëm me forcën e ligjit mund të çojë përballë drejtësisë edhe pushtetarë që kanë futur duart në xhepat e qytetarëve. Forca e lirë e Altin Dumanit vendosi një standard në drejtësi, me mesazhin e fortë se “nuk do të kursehet askush, pavarësisht pushtetit apo postit që mban”.

Prokurori i hekurt i dha një leksion të fortë politikës, por edhe botës së krimit, të cilat i goditi në rrënjë. Ndaj kur besimi ndaj klasës politike është i ulët, figurat që vijnë nga sistemi i drejtësisë mund të shihen si alternativa më të besueshme. Altin Dumani është personi që solli shpresën dhe besimin në drejtësi. Por të anketuarit duan t’i besojnë edhe kryesimin e një qeverie të re, e cila të mund t’u kthejë shqiptarëve institucionin e votës së lirë./ Gazeta Panorama 

altin dumani spak sondazhi

Lini një Përgjigje