Me thirrjet "Parlament i krimit, parlament analfabet", protestuesit kanë nisur grumbullimin para godinës së Kuvendit, aty ku në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës plenare.
Ashtu siç ishte paralajmëruar në protestën e 30-të kundër kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë vijuar edhe sot aksionin e tyre protestues, duke u mbledhur që në orët e para të mëngjesit përpara Parlamentit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit janë dëgjuar gjithashtu thirrje edhe kundër opozitës, si "Opozitë e shitur", "Ju erdhi fundi" dhe "Rama në burg, Berisha në Burg", ndërsa në hyrje të Kuvendit janë parë deputetë të opozitës duke hyrë në godinën ku do të zhvillohet seanca plenare.

Lini një Përgjigje