TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2025, 17:06

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Qytetarët amerikanatë të bëjnë kujdes, mund të jenë të rrezikuar

Shkruar nga Pamfleti

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH:

Pas përfshirjes së SHBA në luftë duke bombarduar Iranin, Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë kudo që ndodhen që të bëjnë kujdes.

Në mesazhzin e shpërndarë dhe nga ambasada e SHBA në Tiranë, thuhet se amerikanët që  janë jashtë mund të përballen me protesta apo veprime të tjera dhe duhet të bëjnë kujdes.

Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination”, shprehet ambasada.

Lini një Përgjigje