Aktualitet14 Prill 2023, 07:31

Bushati skanon vizitën e Escobar në Tiranë: Mbështeti Ramën, regjimin që po shtyp popullit e vet

Shkruar nga Pamfleti
Bushati skanon vizitën e Escobar në Tiranë: Mbështeti
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se vizita e të dërguarit të DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel  Escobar në Tiranë dhe njerëzit që ai përzgjodhi të takonte rikonfirmoi qëndrimin e pandryshuar për Sali Berishën.

Edhe Escobar me përzgjedhjen që ka bërë ka thënë që opozitë reale është ajo, që sipas Bushatit, është false.

“Edhe Escobar me përzgjedhjen ka thënë që opozitë reale është ajo që unë e quaj false. Është në linjë me atë që do hani bar nëse votoni Saliun. Edhe pse thuhet se Escobar nuk ka ardhur për zgjedhjet fakti që ai përzgjedh kë do takojë para zgjedhjeve është një mesazh. Në raport me njerëzit e Berishës vazhdojnë të jenë aq këmbëngulës sa më para”, tha Bushati.

I dërguari i DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar ka dhënë mesazhe të forta për politikën shqiptare. Ai vizitoi 3 ditë Tiranën dhe në një intervistë për Grida Dumën, i ka shënjestruar të gjithë. Berishës ja bëri të qartë se “non grata” nuk hiqet dhe se për ta ai nuk ekziston.

Po ashtu e paralajmëroi për sulmet ndaj Yuri Kim. Ramës i dha goditje për aferën “McGonigal”, pasi kur u pyet si janë raportet me të, ai devijoi duke thënë se SHBA i ka raportet me shqiptarët dhe jo me individët. Po ashtu foli pë financimet ruse. Më tej u ndal te zgjedhjet dhe paralajmëroi se do të ketë të tjerë “non grata”.

 

andi bushati escobar