Aktualitet25 Mars 2024, 22:05

Andi Tela zbulon si e “gjetën” tokën për resortin Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka!

Shkruar nga Pamfleti

Andi Tela zbulon si e “gjetën” tokën për resortin

Gazetari Andi Tela ka treguar rrugën që ndoqën biznesmeni Artan Gaçi dhe bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, për të marrë mbi 10 mijë metra tokë në Gjilekë për të ndërtuar një resort turistik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tela tha se ata kërkuan një tokë shtetërore dhe më pas u mor sikur ishte e privatëve. Ai shtoi se e gjithë kjo ka ndodhur nga viti 2020 kur për 5 ditë janë bërë të gjitha veprimet dhe 3 muaj më pas ka marrë lejen e ndërtimit në 31 dhjetor.

Artan Gaçi me bashkëshorten kanë shkuar në Gjilekë dhe kanë kërkuar një tokë shtetërore dhe Jorgo Goro u ka gjetur 10500 metra. Mënyra për ta marrë është t’ua marrim privatëve. Është gjetur shtetasi Stavri Mëhilli që kishte 1200 metra ullishte lart në kodër dhe e kanë bërë me 5512 metra në plazh. Kështu edhe me parcelën 5080 metra që iu vu emri i dy privatëve. Në këtë tokë ata duan të ndërtojnë hotelin. Pasi kërkojnë në qeveri statusin e investitorit strategjik marrin edhe plazhin. Meqë Artan Gaçi ishte burri i ministres u kërkua një investitor i huaj, që u bë kunata e Olta Xhaçkës, rregullojnë lejen dhe marrin plazhin. Kjo ka ndodhur nga viti 2020 kur për 5 ditë janë bërë të gjitha veprimet dhe 3 muaj më pas ka marrë lejen e ndërtimit në 31 dhjetor. Në këto moment Artan Gaçi me bashkëshorten u ballafaquan me parlamentin, ku u kërkua heqja e mandatit të Xhaçkës. E gjithë historia e ka bazën në ligjin 7501 dhe janë ndarë pjesë jashtë saj. Bregdeti nga Palasa etj. nuk ka patur jetë, por vetëm ullishte”, tha Tela.