TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2025, 11:09

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka, zbutet masa e sigurisë për Sokol Novakun

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka, zbutet masa e

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka.

Ndërsa, togat e zeza kanë zbutur masën shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku. Ndaj tij u caktua “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare lehtësuese. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Të dy zyrtarët janë nën hetim për çështje që lidhen me shkelje të detyrës dhe abuzim me kompetencat në kuadër të detyrës së tyre funksionale në strukturat e policisë rrugore.

 

Lini një Përgjigje