Aktualitet24 Maj 2024, 10:41

Artan Hoxha: Mesazhi i fundit që u gjet në telefonin e Ervis Martinajt para se të zhdukej!

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha: Mesazhi i fundit që u gjet në telefonin e Ervis Martinajt
Artan Hoxha dhe Ervis Martinaj

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se cili ka qenë mesazhi i fundit që është gjetur në celularin e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinajt, dy orë para zhdukjes së tij.

"Ervis Martinaj ishte tip që kishte dëshirë të kishte lidhje me Miss-et që ishin në qarkullim, moderatorët, joshte dhe të dashurat e kundërshtarëve të tij.

Mesazhi i fundit që ka Ervis Martinaj, dy orë para se të zhdukej ishte me familjarët, ku i pyeste nëse i kanë hedhur ushqim luanit. Edhe disa bosë krimi mbajnë kafshë, si luanë, tigra, jo sepse i kanë qejf por është një simbol fuqie.

Martinaj është vrarë sepse, mund t’i fshihej policisë, SHIK-ut, prokurorisë, por jo kundërshtarit. Ata janë të aftë ta gjejnë njëri-tjetrin dhe në “vrimë të miut”.

Gabimi më i madh që bëri Martinaj ishte sepse nuk administroi dot pushtetin, në kulmin e tij. Në botën e krimit të organizuar ka disa rregulla, që nuk mund t’i kalosh. Ktheu kundër të gjithë ortakët e tij, punoi 15 vite me vëllezërit Duka dhe në fund ata ofruan miliona euro për ta ekzekutuar”, tha Hoxha në 'DritareTv'.

 

artan hoxha ervis martinaj