
Gazetari Artan Hoxha, ka reguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila urdhëron që çështja e “21 janarit” të hetohet nga SPAK.
Gazetari ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, së bashku me babain e Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit.
Ai shkruan se tashmë ka nisur një betejë tjetër.
“Baca Ndue, u kry…
Nga sot e tutje nis një tjetër betejë.
Në Kolsh të Lezhës, në shtëpinë e malësorit fisnik Ndue Nika, babai i “Dëshmorit të Atdheut”, Aleks Nika.
Në kujtim të atij burrit (Aleks Nika), që qëndron në foton e varur në faqen e murit pas nesh, i ekzekutuar barbarisht në protestën e 21 janarit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, ka shkruar Hoxha krah fotografisë që ka publikuar.
Lini një Përgjigje