TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2025, 14:14

Artan Lame humb betejën me vdekjen, arkmorti vjen të shtunën në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Artan Lame humb betejën me vdekjen, arkmorti vjen të shtunën
Artan Lame

Zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu.

Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij.

“Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi Mirela Lame në Facebook.

Ndërkohë mamaja e tij tha se ky moment i mallkuar që erdhi i shuajti atë shpresë që iu ngjall dje.

“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. “Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi Diana Lame në Facebook.

Ndërkohë trupi i pajetë i tij pritet të mbërrijë të shtunën në Shqipëri. Arkmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.

Artan Lame u raportua se ndërroi jetë që dje, por gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, sqaroi se në fakt ai ishte ende në jetë, por në koma cerebrale.

“Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë”, u shpreh Fevziu nga studioja e emisionit, ku Lame ishte shpesh i ftuar. 

 

artan lame arkmorti vjen të shtunën në shqipëri

Lini një Përgjigje