TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2023, 20:00

Athina shton presionet për Fredi Belerin, zyrtari i lartë grek vizitë provokative në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Athina shton presionet për Fredi Belerin, zyrtari i lartë grek
Fredi Beleri

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, do të vizitojë Himarën, ku pritet të provokojë sa i takon çështjes së pronave...

Greqia ka shtuar presionet dhe provokimet sa i takon arrestimit të Fredi Belerit. Mediat greke shkruajnë se kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis ka nisur një vizitë në Shqipëri.

Të mërkurën, më 19 korrik, ai do të kryesojë një mbledhje të Komitetit ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës. Por sipas njoftimit nga Athina, kjo vizitë duket se do të jetë tepër provokative. Ai do të bisedojë me banorët vendas “për çështjen e pronave dhe shpronësimet” në zonën e Himarës. Si duket Athina akoma nuk e ka kuptuar se Himara nuk është zonë minoritare, por është tokë shqiptare.  Po ashtu raportohet se ai mund të ketë një takim me Fredi Belerin në qeli.

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri marrin pjesë 28 eurodeputetë, si dhe 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.

Anëtarët e Komitetit të Përbashkët do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Brendshëm të vendit, përfaqësues të partive opozitare dhe ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri.

Sipas një njoftimi lidhur me vizitën, “pasi Parlamenti Europian votoi amendamentin për paraburgimin e padrejtë në vazhdim të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, çështja do të mbizotërojë në kontaktet e Manolis Kefalogiannis me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtarë të qeveria shqiptare”. /Pamfleti

beleri athina provokim

Lini një Përgjigje