TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2026, 19:16

Kthesa 180 gradë ndaj liderëve të Iranit, Trump: Dy javët e fundit kanë treguar një fytyrë tjetër

Shkruar nga Pamfleti
Kthesa 180 gradë ndaj liderëve të Iranit, Trump: Dy javët e
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpjeguar arsyet që e bënë atë të ndryshojë mendim ndaj udhëheqësve të Iranit. Një gazetar e pyeti Trumpin në fund të Samitit të NATO-së se pse ai më parë i përshkroi udhëheqësit e Iranit si "njerëz shumë racionalë" përpara se t'i quante "llum" ditën e sotme.

Presidenti amerikan tha se e mendon vërtetë se janë më racional, por sipas tij, veprimet e dy javëve të fundit e kanë bërë atë të ndryshojë mendje, madje shtoi se tani po mendon të mos bëjë më marrëveshje me ta.

"Mendoj se janë më racionalë, por bazuar në veprimet e tyre gjatë një ose dy javëve të fundit, ata nuk po i bëjnë ndonjë shërbim popullit [të Iranit]. Dhe mendoj se më shumë se çdo gjë tjetër, e njoha atë dhe nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje me ta. Mund të luajmë lojëra, por nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje. Le ta përfundojmë punën", tha Trump.

Më pas presidenti amerikan u pyet në lidhje me çmimet e naftës dhe nëse ato janë në prag të rikthimit në një konflikt në shkallë të plotë. Trump e kthen pyetjen për ta përqendruar përgjigjen e tij në vijën përfundimtare të kuqe të SHBA-së me Iranin: asnjë armë bërthamore për Teheranin.

Presidenti amerikan pretendoi se ka një "tepricë nafte tani për tani" dhe se Uashingtoni kishte sytë nga materiali bërthamor i Iranit.

trump irani

Lini një Përgjigje