TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 19:56

Nesër dita e 40-të e protestës, aktivisti Kola: Rama të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë e të shpëtojë Shqipëria!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër dita e 40-të e protestës, aktivisti Kola: Rama të

Në Tiranë po mbahet protesta e 39-ë e qytetarëve, kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike në vend. Ndërkohë që para nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë, një nga organizatorët, Arben Kola deklaroi se Edi Rama duhet të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë ditën e nesërme, në ditën e 40-të të protestës.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që të bojkotojnë koncertin e këngëtarit Kannye West, që do të zhvillohet pas disa ditësh në Tiranë.

Vazhdoni të prishni algoritmin dhe bojkotoni Kannye West bashkë me Ramoviçin, i cili është çmendur dhe shpresojmë që shumë shpejtë të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë dhe Shqipëria të shpëtojë. Mbase nesër që janë të 40-at ja hamë edhe hallvën dhe të shpëtojmë. Mbase nesër vendos të hidhet ose nga charteri që po vjen nga Turqia, ose nga tarraca e Kryeministrisë.

E mira e të mirave ishte siç e bëjnë në shtetet perëndimore ose në Indi, ku digjet trupi dhe hirin t’ja dërgojnë diku, në një kontinent tjetër. Që mos ta kemi hirin e tij, kockat e tij në tokën tonë. Një djall si Rama nuk i duhet vendit tonë as mbi tokë e as nën tokë”, tha organizatori Arben Kola.

protesta 39

Lini një Përgjigje