
Avokati Bledar Meminaj tha në emisionin Review se në Tiranë qarkullon një lloj droge që pihet në tullumbace dhe gjendet në çdo lokal.
Ai tregoi se ajo lloj droge është më e frikshme se të tjerat se gjendet hapur në lokale të caktuara.
“Drograt po shiten hapur në lokale me tullumbace, ajo është edhe më e frikshme se të tjerat, 5 mijë lekë e blen në lokale. Të japin një tullumbace të mbushur me një azot, një tip gazi që e pi dhe ajo të sjell në gjendje droge. Ajo është hapur, ik ku të duash dhe ke lokale të tilla”, tha avokati.
Ndërkohë ditën e sotme, 46 të arrestuarit e tjerë të Megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’ pritet të dalin sot përpara Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Bëhet fjalë për Merushe Xhiku, Prokuroria ka kërkuar mase sigurie "Detyrim Paraqitje". Luzjana Karagjozi me masë sigurie "Arrest në shtëpi", Amarildo Muçollari, David Zhegu, Daniel Pashollari, Engjëll Hortja, Andi Hyka, Xhoni Korteshi, Hysen Muça, Xhoj Shkreta, Anderson Fidani, Agron Birja, Klajdi Mema, Marius Hajdari, Ermond Osmani, Andi Arapi, Marsel Harizi, Eriol Liksala, Elton Sulenji, Elidor Xhiku, Drilon Memaj, Frenki Derveni, Eutisjo Mekshi, Sidorel Karaj, Florian Shehu, Çlirim Demiri, Tedi Rusi, Nikoll Deda, Elgert Gjoni, Kejdi Zepishta, Elnid Resulaj, Agielos Cumani, Ergys Fejzo, Elton Zhegu, Klajdi Tufa, Françesko Meta, Alert Zhurda, Florian Kelliçi, Lulzim Plaku, Bekim Domi, Ervis Mēcuku, Hindi Meta, Eduart Ferraja, Denis Aliu, Majlinda Cico, Gentjan Demiri, për të cilët Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "Arrest me burg".
214 persona kanë përfunduar në pranga në operacionin antidrogë 'Tempulli'.
Në një konferencë për shtyp, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se fokusi i operacionit të koduar “Tempulli” ishte goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera.
Në total janë lëshuar 296 masa sigurie arrest në burg dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme.
Janë ekzekutuar 214 masa sigurie arrest me burg, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim.
Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora.
Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme.
Lini një Përgjigje