Aktualitet25 Tetor 2023, 10:02

Babai kriminel mbron djalin përdhunues; si Albert Deliaj, pronari i medias ‘6+1 Vlora’, kërcënoi gazetaren që raportoi lajmin

Shkruar nga Pamfleti

Babai kriminel mbron djalin përdhunues; si Albert Deliaj, pronari i medias

Afrovita Hysaj, gazetarja që raportoi në një televizion lokal se kishin qenë 4 persona dhe jo 3 që kishin marrë pjesë në  përdhunimin e 26-vjeçares, thjesht për t’ia ‘bërë dhuratë’ shokut që kishte dalë nga burgu, është kërcënuar nga babai i njërit prej përdhunuesve.

Albert Deliaj, pronar i televizionit lokal ‘6+1 Vlora’, 57 vjeç ka guxuar të kërcënojë gazetaren për të mbuluar krimin e bërë nga i biri.

‘Je në gjak me mua’- kanë qenë fjalët e këtij babai që në vend të edukojë të birin, kërcënon një grua. Mesa duket ‘dardha bie nën dardhë’: në një familje ku i biri përdhunon, babai bën ‘të fortin’ për të mbrojtur të birin. Sigurisht, mbrojtja më e mirë do kishte qenë edukata që do i jepte pasardhësit, por kur nuk e ka vetë një të tillë, nuk ka si ta transmetojë.

Djali i tij, Klevis Deliaj ishte një 36-vjeçar dhe jo një adoleshent që nuk përmbante dot hormonet. Ndërkohë dhe website i këtij televizioni ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetares me etiketime denigruese.

Titulli që ‘shokoi të madh e të vogël’ ishte ‘Prosti Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës’, vetëm pse spikerja e lajmeve raportoi se Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, duke pranuar se ishin 4 persona. 

Disa ditë më parë në qytetin e Vlorë policia zbuloi një rast abuzimi të një 26-vjeçareje, e cila ishte droguar nga 3 persona dhe më pas ata kishin kryer marrëdhënie me forcë me të. Pas përdhunimit të 26-vjeçares, personat janë larguar duke e lënë vajzën pa ndjenja jashtë një hoteli në Vlorë.

Lidhur me këtë ngjarje, gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj, referuar edhe burimeve zbuloi se kishin qenë 4 persona dhe jo 3 që kishin marrë pjesë në këtë ngjarje tronditëse.

‘Fatkeqësisht’ për gazetaren, njëri nga përdhunuesit ishte i biri i një pronari televizioni në qytetin e Vlorës. Pas denoncimit të gazetares, babai i një prej të dyshuarve për përdhunim dhe njëherësh pronari i televizionit ka kërcënuar gazetaren Afrovita Hysaj.

Albert Deliaj, pronari i televizionit lokal “6+1 Vlora TV” është proceduar penalisht pas kërcënimeve dhe shantazheve ndaj gazetares Afrovita Hysaj.

Kjo e fundit ka kallëzuar në polici se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Media është pushteti i katërt e nëse në krye të tyre ka banditë si puna e Albertit, që nxjerrin pasardhës përdhunues, mjerë mileti! /Pamfleti

Babai kriminel mbron djalin përdhunues; si Albert Deliaj, pronari i medias

babai kriminel kercenim perdhunim albert deliaj